​Një muaj paraburgim ndaj serbit për krime lufte kundër shqiptarëve

Lajme

​Një muaj paraburgim ndaj serbit për krime lufte kundër shqiptarëve

Më: 28 prill 2024 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, i dyshuar se gjatë viteve 1998-1999, në Komunën e Gjakovës ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile.

J.SH. u arrestua dje nga Policia e Kosovës në Bërnjak dhe ishte ndaluar për 48 orë.

Gjykata vlerësoi se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi ekziston rreziku që i pandehuri të arratiset dhe t’i shmanget ndjekjes penale.

Kundër këtij aktvendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat