Edita Tahiri: Berisha rrëzoi sistemin totalitar, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën kur Rama donte ta ndante

Lajme

Edita Tahiri: Berisha rrëzoi sistemin totalitar, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën kur Rama donte ta ndante

Më: 27 prill 2024 Në ora: 23:35
Edita Tahiri

Politikania e njohur, Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë ka qenë e pranishme në tubimin e qytetarëve, në mbështetje të ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha, që ndodhet në arrest shtëpiak.

Tahiri e quajti Ramën një lider autokrat, duke shtuar se shqiptarët nuk i duan autokratët dhe se do ta rrëzojnë atë nga pushteti. Tahiri tha se Berisha rrëzoi sistemin totalitar në Shqipëri, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën edhe kur Rama donte ta ndante.

Edita Tahiri: Patët liderët që ditën me bërë ndryshime të mëdha. Ishte Sali Berisha, rrëzoi Enverin, rrëzoi sistemin totalitar, e bëri demokracinë, e futi Shqipërinë në NATO. Mirë që nuk e kemi vetëm një lider, i kemi dy.

Kush është i dyti, Ilir Meta, i cili mbrojti Kosovën nga pozita e Presidentit të Republikës. Çfarë bëntë Edi Rama kur Sali Berisha dhe Ilir Meta mbronin Kosovën? Edi Rama donte të copëtonte Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat