Tahiri falënderon Suedinë për përkrahje

Lajme

Tahiri falënderon Suedinë për përkrahje

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 16:54
Pamje nga takimi

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur sot në takim delegacionin nga Ministria e Punëve të Jashtme e Suedisë, të kryesuar nga Johannes Oljelund, Drejtor i Përgjithshëm për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në këtë ministri.

Në këtë takim, sipas komunikatës ministrore, është biseduar për zhvillimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Suedisë, thellimin e tyre, përkrahjen e Suedisë në rrugën drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik si dhe mbështetjen për reformat e përgjithshme nëpër të cilat po kalon Kosova.

“U bisedua edhe për zbatimin e Strategjisë për zhvillimin e bashkëpunimit që ka Suedia me Kosovën dhe vendet tjera të rajonit, strategji kjo e cila ka ofruar mundësi për zhvillim në disa sektor”, thuhet në këtë komunikatë.

Nga ana tjetër, Oljelund e falënderoi Tahirin për pritjen si dhe foli për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe e siguroi atë se Suedia mbështet fuqishëm Kosovën në integrimet euroatlantike. Ai ka vlerësuar përparimet e mëdha të Kosovës si shtet i ri.

Në fund të këtij takimi u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit me qëllim avancimin e marrëdhënieve të gjithanshme, ndihmën për eurointegrim si dhe për përmbushjen e kushteve të fundit edhe për heqjen e vizave ndaj Kosovës, si një mundësi kjo e munguar për qytetarët e vendit tash e një kohë të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat