Hyseni merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it

Lajme

Hyseni merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 09:11
Skender Hyseni

Me ftesë të drejtorit ekzekutiv të INTERPOL-it, ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka udhëtuar në Indonezi, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 85 të INTERPOL-it, e cila do t’i zhvilloj punime nga data 7 deri më 10 nëntor.

Në këtë asamble mes tjerash, pritet të diskutohet edhe për kriteret e anëtarësimit të vendeve aplikuese në këtë organizatë.

Republika e Kosovës ka aplikuar për anëtarësim dhe varësisht nga rrjedha e diskutimeve për kriteret e anëtarësimit do të procedohet edhe me shqyrtimin e aplikacionit të Republikës së Kosovës për anëtarësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat