Protestuesit e pakënaqur me dorëheqen e Grabovcit, kërkojnë rrëzimin e Qeverisë

Lajme

Protestuesit e pakënaqur me dorëheqen e Grabovcit, kërkojnë rrëzimin e Qeverisë

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 19:07
Qytetarët kanë protestuar kundër Qeverisë pas përgjimeve të publikuara në media

Për të katërtën herë me radhë qytetarët kanë protestuar kundër Qeverisë pas ëprgjimeve të publikuara në media ku protagonistë kryesorë janë Adem Grabovci dhe zyrtarë të lartë të PDK-së.

Protesta filloi në sheshin “Zahir Pajaziti’ për t’u ndalur te Teatri Kombëtar me ç’rast u bë thirrje që edhe herave të ardhshme të ketë protesta të tilla.

 #Protestoj janë  një grup qytetarësh të cilët të pakënaqur me qeverisjen e tanishme po vazhdojnë me protesta  me qëllim të rrëzimit të kësaj qeverie.

Protestuesit gjatë marshimit nëpër sheshet e Prishtinës, sapo kuptuan se Adem Grabovci ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së kanë filluar të duartrokasin dhe brohorasin “Adem Pronto Grabovci ka dhënë dorëheqje”.

Njëri nga organizatorët Hajrulla Çeku nga “Ec ma Ndryshe” tha se  protesta do të vazhdohet derisa të  realizohen të gjitha kërkesat e qytetarëve.

Ai më tej tha se këto përgjime po dëshmojnë që ky vend është vend i krimit dhe  i korrupsionit.

Çeku:Përgjimet dëshmojë që ky vend është vend i krimit

“Këtyre iu ka ardhur fundi dhe neve na takon me ia dhanë shtytjen përfundimtare. Po e mbajmë protestën e katërt dhe do të vazhdojmë kështu  deri në fund, derisa të realizohen të gjitha kërkesat. Jo vetëm me protesta në rrugë, por edhe me aksione edhe me veprime te tjera. ‘Protestoj’ do të jetë këtu  në rrugë në sheshet e Prishtinës dhe qyteteve të tjera të Kosovës. Beso të gjithë e keni dëgjuar   përgjimin më të ri të sotëm ‘Pronto’. Në këtë përgjim dëshmohet edhe një herë që ky vend është vend i krimit, i korrupsionit, i kapjes së shtetit, i rrugaçërisë dhe i shkatërrimit të Republikës. Këta njerëz gjatë gjithë kohës sa kanë qëndruar  dhe po vazhdojnë të qëndrojnë  në pushtet nuk kanë bërë asgjë tjetër, përveç se kanë shkatërruar dhe po vazhdojnë ta shkatërrojnë  këtë Republikë, dhe gjithmonë në dëm edhe në kurriz të qytetarëve. Nuk kemi me lejuar tà « vazhdojë kështu, sot dhe tutje ‘Protestoj’ nuk do të ndalet”, tha Çeku.

Ai tha se nuk mjafton vetëm dorëheqja e Grabovdit sepse  nuk është vetëm një individ, por është një bandë e tërë  apo një grup kriminelësh që po e shkatërrojnë vendin.

Çeku tha se prapa kësaj proteste qëndrojnë qytetarët e pakënaqur, ndërsa përpara qëndron ideali për një Kosovë të lirë.

Çeku:  Nuk është vetëm Grabovci , por një bandë,një grup kriminelësh

“Dorëheqja nuk mjafton. Grabovci nuk mjafton , sepse nuk është vetëm një Grabovc, nuk është vetëm një individ, ketë janë një bandë , një strukturë, një grup i tërë i organizuar kriminel që po e shkatërrojnë këtë vend. Ky është një rrjet  i gjerë i kapësve të shtetit prandaj edhe  përgjegjësitë duhet të jetë kolektive. Që sot e tutje le të harrojnë  që kanë me mundur me bë çka të donë edhe qytetarët me e shukat. Nuk kemi me hesht sepse boll ma. Për të gjithë ata që ditëve të fundit kanë bërë pyetje rregullisht, edhe janë interesuar për me ditë se kush  qëndron prapa “Protestoj”. Përgjigja është askush, nuk ka nevojë askush me qëndruar  prapa qytetarëve. Ne sot të gjithë qëndrojmë pranë dhe prapa njeri tjetrit vetëm si qytetar të organizuar dhe asgjë tjetër. Ne nuk kemi asgjë prapa , por përpara e kemi  idealin për një Kosovë më të mirë”,tha Çeku.

Çeku tha se ‘Protestoj’ është bashkim i të gjitha grupeve të pakënaqura të kësaj shoqërie dhe i gjithë atyre që e duan një vend më të mirë dhe nuk pajtohen me qeverisjen e ‘pronto mafisë’ në Kosovë.

Organizatorët kanë thënë se  rezistenca qytetare është forma e fundit që  ka mbetur në dispozicion, sepse mjetet tjera u janë marrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat