Arbana Osmani krenare me Erën (Foto)

Mediale Vip

Arbana Osmani krenare me Erën (Foto)

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 10:51
Arbana Osmani dhe Era Istrefi

Prezantuesja shqiptare Arbana Osmani ka që një kohë që ka filluar punën rreth projektit të saj më të ri, i ashtuquajtur ‘Dua të bëjë të lumtur’, projekt ky i cili po realizohet jashtë trojeve shqiptare, ku deri më tani ka përfshirë një numër të madh të vendeve evropiane.

E padyshim që e gjithë kjo punë intenzive, ka bërë që Arbanën kjo kohë e fundit ta gjejë sa një vend në vendin tjetër, ku aeroporti tashmë është shëndrruar si një shtëpi për të.

Por, ndryshe nga udhëtimet e saja të kaluara, kësaj here Arbana Osmani ka pasur raste kur ndoshta është ndjerë sikur të ishte brenda në trojet shqiptare.E aryesja e kësaj është pikërisht këngëtarja Era Istrefi.

Ka qenë pikërisht ‘BonBon’ i këngëtares në fjalë, këngë kjo që tashmë ka përfshirë audiencën evropiane dhe që prezantuesja është ajo e cila gjatë këtij udhëtimi ka pasur mundësinë ta përjetoj personalisht.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat