MPB: Truprojën e Menduh Thaçit nuk e ka liruar ministri por Prokuroria

Maqedonia

MPB: Truprojën e Menduh Thaçit nuk e ka liruar ministri por Prokuroria

Më: 1 qershor 2016 Në ora: 15:32
Mitko Çavkov

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka lëshuar një demant në lidhje me informatat e publikuara sot se truproja i liderit të Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçit është arrestuar me kallashnikov, ndërsa ministri Mitko Çavkov e ka liruar.

“Në lidhje me ngjarjen e datës 28.05.2016 kur në Tetovë në veturën e tipit “Audi” me targa të Tetovës, e drejtuar nga një 25-vjeçar është gjetur një pushkë automatike AK 47, dhe disa plumba pa leje, në lidhje me atë se për lirimin e tij është i përfshirë edhe ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov, Ministria i demanton spekulimet e tilla tendencioze.

Pas zbulimit të armës jolegale, personi menjëherë është arrestuar dhe pas kryerjes së bisedës informative me të, nga Prokuroria Themelore Publike i njëjti është lëshuar në liri, ndërsa arma, vetura dhe municionet janë konfiskuar dhe dërguar për ekspertizë me qëllim të dokumentimit të tërësishëm të rastit”, thuhet në demantin e MPB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat