Selimi: Rruga e Luanit, garancia e lirisë sonë (Foto)

Lajme

Selimi: Rruga e Luanit, garancia e lirisë sonë (Foto)

Më: 6 maj 2016 Në ora: 15:21

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe në Gllogjan me rastin e 19 vjetorit të rënies së luftëtarit të UÇK-së, Heroit Luan Haradinaj.

“Emri dhe vepra e Luanit është e gdhendur në gurthemelet e UÇK-së dhe të Lirisë së Kosovës. Vetëm rruga e tij dhe e UÇK-së janë shpëtimi dhe garancia e Lirisë sonë! Lavdi emrit dhe luftës së Luan Haradinajt”, ka shkruar deputeti i Vetëvendosjes, njëherë bashkëluftëtar i familjes Haradinaj, Rexhep Selimi.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat