Jakup Krasniqi tregon pse cakërroi gotat me ish- shefin e tij

Lajme

Jakup Krasniqi tregon pse cakërroi gotat me ish- shefin e tij

Më: 6 maj 2016 Në ora: 00:06

Jakup Krasniqi ka sqaruar se pse ai sot ka cakërruar gotat me ish- shefin e tij Hashim Thaçin.

Krasniqi përmes një statusi në llogarinë e tij në tij në Facebook ka thënë se nuk ka asnjëri nuk mund ta shikon në sy, ai thotë poashtu, se nuk ka krijuar asnjë armik personal.

Ja postimi i plotë i Jakup Krasniqit në Facebook:

“KUR MUND TË BISEDOJNË KËTA, PSE NUK MUND TË BISEDOJMË NE?!
Unë më shumë njerëz, kam dallime konceptuale, programore, ideologjike, parimore e politike, por, nuk e kam asnjë njeri që nuk mund ta shikoj në sy. Madje, më fajin tim, nuk kam krijuar asnjë armik personal.
Sot kam fol përzemërsisht me përfaqësues të të gjitha partive politike, të shqiptarëve dhe të komuniteteve pakicë, kam folur me përfaqësues të ShC e personalitete të tjera.
Nuk kam krijuar armiqësi, sa mos të flas me akëcilin njeri!
Dikush ka kapacitet të keqperdor gjithcka per interesin meskin!”, shkuan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat