Ministria e Drejtësisë: Autoritetet serbe nuk kanë juridiksion për t’i trajtuar arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së

Lajme

Ministria e Drejtësisë: Autoritetet serbe nuk kanë juridiksion për t’i trajtuar arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së

Më: 3 maj 2016 Në ora: 21:04

Pas reagimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për arrestimin e ish-ushtarëve të UÇK-së nga autoritetet zvicerane, ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë.

Lidhur me këtë çështje, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka përcjell një shkresë zyrtare në Zvicër.

Drejtor i Departamentit Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë, Arbër Gegaj ka thënë se kjo ministri konsideron që autoritetet serbe nuk kanë juridiksion për të trajtuar raste të kësaj natyre.

“Ne konsiderojmë që autoritetet serbe nuk kanë juridiksion për të trajtuar raste të kësaj natyre, pasi të njëjtat dyshohen që janë kryer në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe dyshohen që janë kryer nga shtetas të RKS-ës”, ka thënë Gegaj.

Genc Zogaj dhe Albert Spahiu, janë dy kosovarët që janë arrestuar në Zvicër. Për Albert Spahiun i cili është arrestuar një javë më parë, autoritetet zvicerane kanë marr vendim që mos të ekstradohet në Serbi, ndërsa për Genc Zogajn, ende nuk është marr vendimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat