Kastrati: Pse po frigohet jarani i Kadri Veselit, pas arrestimeve të fundit!?

Lajme

Kastrati: Pse po frigohet jarani i Kadri Veselit, pas arrestimeve të fundit!?

Më: 1 maj 2016 Në ora: 20:19

Publicisti Rexhep Kastrati, ka vazhduar reagimet ndaj ish deputetit të PDK-së Berat Buzhala, lidhur me LDK-në dhe dhe një dokumentari të paralajmëruar nga ky i fundit për kryeministrin Mustafa.

"Jarani i Kadri Veselit, shefit të SHIK-ut, Berati ka paralajmëruar me zjarrmi një portret të paautorizuar për kryeministrin Mustafa. Me nerva të ngritura pas arrestimit të Azem Sylës dhe me një urrejtje paranojake ndaj LDK-së dhe kryeministrit Mustafa, Berati dhe stafi i Express-it po dëshmojnë se janë pjesë e angazhimeve të një pjese të politikës dhe të shumicës se mediave për përmbysjen e shtetit. Nervoza që e ka kapluar Beratin pas arrestimit të Azem Sylës dhe komentet me përmbajtje paranojake, në fakt po shprehin frikë se mos janë kryer hetime edhe për pasurinë e tij dhe mos po përfundon si Azem Syla. Duket se Berati ka frikë se mos po zbulohet pasuria e tij me gjasë milionëshe, dhe origjina e asaj pasurie, dhe mos po del se është një nga milionerët e Kosovës, prandaj e ka humbur torruan dhe nuk e shpreh fare nervozën. Por për qytetarët nuk është me rëndësi nervoza e Beratit, por luberalizimi i vizave që, siç e thashë mbrëmë për herë të parë, pritet të shpallet të mêrkurën. Me emisione dhe me prezentime të paautorizuara nuk zbehet as lajmi për luberalizimin e vizave, as jehona, frika dhe pasiiuria që ka shkaktuar te shtabi i milionerëve komandantë dhe gazetarë. Në shkrimin e paralajmëruar kam trajtuar çështjen e frikës dhe nervozën që ka shkaktuar arrestimi i Azem Sylën dhe ka edhe aspekte që mund të ndërlidhen me këtë dukuri. Natyrisht, se do të shoh a ia vlen të merrem me emisione që me kohë i djegin vetë, siç bënë me "Shtabin e milionerëve" ka shkruar Kastrati në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat