“Hashim – Ku është Sami Lushtaku” (Foto)

Lajme

“Hashim – Ku është Sami Lushtaku” (Foto)

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 09:59

Si asnjëherë më parë, pikëpyetje janë ngritur për Hashim Thaçin në bazën e tij të madhe – në Skenderaj.

Në një sërë grafitesh në qytetin e Skenderajt, kryetari i PDK-së, është pyetur për vend-ndodhjen e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

“Hashim – Ku është Sami Lushtaku”, shkruhet në disa grafite.

Ato janë shkruar në pjesë të ndryshme të Skenderajt, të mërkurën pas mesnate. Në një tjetër në fshatin Polac, Hashim Thaçi është quajtur tradhtar.

Ai ka qenë aleati më i madh i Hashim Thaçit për një kohë të gjatë, por pas dënimit Lushtaku ka akuzuar bashkëpartiakët se kanë ndihmuar në akuzat kundër tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat