A u largua flamuri i Kosovës gjatë trajnimit të pjestarëve serbë të Policisë së Kosovës?

Lajme

A u largua flamuri i Kosovës gjatë trajnimit të pjestarëve serbë të Policisë së Kosovës?

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 15:03

Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ku po marrin trajnimet e nevojshme ish pjestarët serbë të “Mbrojtja Civile”, për t’u integruar në Policinë e Kosovës, ka demantuar lajmin, se janë larguar simbolet e shtetit të Kosovës gjatë kohës kur është mbajtur trajnimi për këta pjesëtarë.

Zyra për informim e kësaj akademie, ka deklaruar se në “Trajnimin bazik për integrimin e pjesëtarëve serbë të ashtuquajtur ‘Mbrojtja Civile’ në institucionet e Republikës së Kosovës, nuk ka pasur asnjë kërkesë lidhur me heqjen e cilitdo simbol të Republikës së Kosovës, pra as të flamurit”.

Tutje, kjo zyrë ka bërë të ditur, se trajnimi i pjesëtarëve serbë të ashtuquajtur “Mbrojtja Civile” ka vazhduar normalisht dhe do të vazhdojë për pesë javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat