Tirana zyrtare e shqetësuar nga precipitimi i situatës politike në Kosovë

Lajme

Tirana zyrtare e shqetësuar nga precipitimi i situatës politike në Kosovë

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 13:19

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovës dhe bllokimin e punës parlamentare.

Bushati thotë se është i shqetësuar nga precipitimi i situatës politike në Kosovë.

Sipas tij shteti më i ri në Ballkan, ndodhet përballë sfidave të mëdha të shtetndërtimit demokratik.

“Kosova ka sfidë konsolidimin e subjektivitetit juridiko- ndërkombëtar” thotë Bushati.

Reagimi i Bushatit vjen pas dështimit të seancës së radhës në Kuvendin e Kosovës.

Punimet e Kuvendit u ndërprenë që në nisje për shkak të hedhjes së gazit lotësjellës nga deputetë të opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat