Zvicra e shqetësuar: Prindërit ekstremistë instrumentalizojnë fëmijët

Lajme

Zvicra e shqetësuar: Prindërit ekstremistë instrumentalizojnë fëmijët

Nga: Fitim Dika Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 00:46

Një fotografi nga një mysliman ekstremist në qytetin verilindor të Zvicrës, Winterthur, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale zvicerane, por edhe mediat e saj kryesore. Në fotografi shikohen dy fëmijë të një ekstremisti mysliman që bëjnë shenjën e ISIS.

“Nuk është çudi, pasi babai i tyre vjen nga xhamia e dyshimtë e An’Nur në Winterthur,” shkruan Blick.ch, duke shtuar se në këtë xhami ka simpati të theksuar për ISIS.

Gazeta shkruan më tej se edhe fotografi tjera të ngjashme mund të shikohen në internet, ku prindërit shkruajnë me krenari “Fëmijët e mi”, ndërsa në fakt ata shprehin veprime të dyshimta të lidhura me terrorin (shih foton me Presidentin Obama).

Psikologu Andran Lanfranchi: Këta foto janë shqetësuese

A përbëjnë rrezik fëmijët e tillë për shoqërinë? Po, përgjigjet psikologu i njohur për fëmijë Andran Lanfranchi.

“Këta fotografi janë shqetësuese. Detyra e prindërve që kanë ardhur në këtë shoqëri është që t’i mësojnë mbi vlerat tona dhe jo ti instrumentalizojnë duke ua mësuar dhunën dhe urrejtjen,” thotë psikologu i njohur zviceran duke shtuar se këtu nuk duhet të vlejë më liria e shprehjes. “Ata fëmijë mund të kenë çrregullime ose depresion në të ardhmen.”

Në fund psikologu bëri me dije shtetin zviceran, se nëse këta prindër vazhdojnë sjelljet abuzive me fëmijët, duhet t’u merren fëmijët dhe të shkollohen nga institucionet përkatëse.

Për nacionalitetin e fëmijëve nuk bëhet e ditur, por xhamia ka imam iraken. Qyteti në fjalë ka mjaft shqiptarë (2.0%) duke përbërë kombësinë më të madhe pas gjermanishtfolësve (83%) dhe italishtfolësve(4%). /Bota sot

Profesori Andran Lanfranchi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat