Flasin nga “arratia”, Topalli dhe Haxhiu (Video)

Lajme

Flasin nga “arratia”, Topalli dhe Haxhiu (Video)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 22:34

Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli vazhdojnë të mbeten në arrati. Për të tre është lëshuar fletarresti.
Kurtit e Haxhiut u janë bastisur edhe shtëpitë, por nuk janë gjetur aty. Kurse, kolegia e tyre, deputetja Donika Kadaj-Bujupi, vazhdon të jetë në paraburgim me vendim të Gjykatës Themelore.

Tribuna Channel ka kontaktuar me Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun. Topalli nuk ka dashur që të komentojë vendndodhjen dhe kërkimin e tij ana e Policisë. Por, ai tha se do të vazhdojë aktivitetin e tij politik edhe larg prezencës së publikut.

Kur u lëshua fletarresti për të, ai ndodhej në Zvicër.

Por, ai bashkë edhe me dy kolegët e tij vazhdojnë që çdo ditë të jenë prezentë në media nga arratia, madje edhe të postojnë çdo ditë në Facebook.

Ekspertët e sigurisë thonë se arrestimet mund të sjellin trazira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat