Fakte të reja për demarkacionin me Malin e Zi, edhe më rrezik do ta kemi me Serbinë (Foto)

Lajme

Fakte të reja për demarkacionin me Malin e Zi, edhe më rrezik do ta kemi me Serbinë (Foto)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 15:22

Edhe pse Kosova nuk posedon harta topografike, megjithatë ka fakte të bollshme për t’u përballur vendi ynë me çfarë do lloj grupi të ekspertëve ndërkombëtar për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kështu tha profesori i gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Florim Isufi, në një bisedë për KosovaPress. Ai bazohet në të gjeturat e tij të reja, që janë fakte shkencore dhe harta hartografike.

Profesori tha se nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, Kosova ka humbur një pjesë të konsiderueshme të territorit, që sipas tij janë 8 mijë e 229 hektarë. Por ai beson se kjo çështje mund të zgjidhet shumë lehtë dhe shpreson se me rishikimin e marrëveshjes me Malin e Zi kjo do të rregullohet.

Mirëpo, Isufi tregon se Kosova problemin më të madh në të ardhmen do ta ketë për demarkacionin me Serbinë. Sipas tij, duhet një kujdes i shtuar dhe qasje tjetër nga institucionet tona kur të vije koha të bëhet marrëveshje me Serbinë. Kurse, edhe pse pretendohet se Kosova ka humbur 2 mijë e 500 hektarë me Maqedoninë gjatë demarkacionit vite me parë, profesori tha se nuk është marrë me atë problematikë dhe faktikisht nuk ka njohuri lidhur me atë vijë kufitare, por me vijën kufitare të Malit të Zi ai tha se ka njohuri të bollshme.
Si rrjedhojë e kësaj, ai thotë se vetëm kufiri i vitit 1945 dhe i modifikuar më 1958 është kufi real i Kosovës.

Isufi: Të gatshëm të flasim me çdo Grup të ekspertëve ndërkombëtar

“Nuk merrem me politikë dhe nuk më interesojnë këto pjesët politike të kësaj problematike, vetëm faktet shkencore. Pritjet s’po di çka me thënë, ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi me secilin prej tyre që vjen, nëse ata kanë interesin me u takuar me neve. Ne kemi fakte të bollshme që i bindim. Deri tash kam thënë do të tentojmë t’i bindim, por tash edhe i bindim që vija e demarkacionit është kjo dhe nuk e besoi që ka me pas problem”, thotë Isufi.

Ai nuk ka fajësuar Komisionin shtetëror për demarkacion se nuk ka punuar, por qasja sipas tij ka qenë e gabuar në këtë problematikë. Profesori thekson se zakonisht bazohen në fakte hartografike dhe ato sipas tij janë edhe faktike.

Isufi: Faktet flasin sa me mija e mija fjalë

“Fakte për me arsyetuar demarkacionin kemi, sepse fakte ka. Nuk është se Komisioni shtetëror për demarkacion nuk ka punuar, kanë punuar ata. Mes tyre dhe neve qëndron vetëm një dallim, qëndron koncepti i qasjes së problematikës, pra këtu është ai dallimi i vogël. Ndërsa, fakte hartografike ka, zakonisht bazohemi në fakte hartografike ato janë edhe faktike. Janë pamje falsin sa me mija mija fjalë. Dhe nëse janë punuar nga institucione të fuqishme gabimi është zero, nuk guxon me pas gabim sidomos te shtetet ish-socialiste ku gabimet janë shikuar me llupë”, thotë Isufi.

Isufi kërkon nga Komisioni shtetëror të mos heq dorë prej punës së vet, dhe t’ i marr parasysh faktet dhe hulumtimet e tyre. Vetëm të bashkuar ai tha se gjërat mund të shkojnë përpara.

Isufi: Komisioni t’i marr për bazë faktet tona

“Ne kemi thënë, ne s’po dëshirojmë me qenë pjesë e asnjë ekipe. Ne nuk po dëshirojmë që ky Komision me heq dorë prej punës së vet, por vetëm faktet tona me ia bashkëngjitë fakteve të tyre dhe me u bërë bashkë. Dhe vetëm bashkërisht shkojnë gjërat përpara”, thotë Isufi.

Ai shprehet optimist se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk është problem i madh dhe sipas tij ka zgjidhje me lehtësi. Profesori edhe gjatë ditës sotme kishte siguruar harta të tjera nga Institut.

Isufi: Zgjidhje me lehtësi

“Nuk ka problem të pa zgjidhur, vetëm varet qasja e ndaj problemit. Problem të pazgjidhshëm nuk ka të gjitha problemet zgjidhen. Nuk e konsideroj krejt problem, sepse është lehtë e zgjidhshme. Unë këtë e konsideroj një problem dhe për atë arsye i kam hyrë kësaj pune për me ndihmuar pak. Tek qasja kanë munguar faktet si kanë gjetur, edhe ne vonë ja kemi nisë me hulumtuar, por tash kemi gjetur shumë. Unë sot sigurova disa harta mirë në një institut, por për ato harta unë kam diskutuar që dy javë”, thotë Isufi.

Ndër problemet e mëdha për marrëveshje të demarkacioneve me shtetet fqinje, profesori me Serbinë në të ardhmen, nëse veç shkohet me konceptin e njëjtë sikur me Malin e Zi.

Isufi: Nëse shkohet me këtë koncept, do të kemi probleme me Serbinë

“Po neve nëse kjo përfundon na ka mbet vetëm edhe me Serbinë, unë aty e shoh problemin më të madhin, sidomos nëse shkojmë me këtë koncept. Nëse shkojmë me konceptin e kufirit me prona të paluajtshme unë shoh problem jashtëzakonisht të madh meqenëse librat kadastral janë në Serbi, mundësia e manipulimit me ato libra është e madhe”, thotë Isufi.

Ai tha se numër i madh i popullatës kur ishin pjesë e shtetit të ashtuquajtur Jugosllavi, nuk i kanë përkthyer pronat e tyre. Pronat kanë mbetur ndoshta jo te baballarët, por te gjyshërit ose stërgjyshërit e disa pronareve serb që janë këtu dhe këto sjellin probleme që mund të jenë të mëdha.
Sa i përket mungesës së hartave topografike në Kosovë, profesori thotë se duhet të kemi Institut Hartografik të përgatitur profesionalisht, së bashku me instrumentet e caktuara të c ilat do të jepnin produktin e vet që është harta topografike e shkallëve të ndryshme, po meqenëse më herët nuk ka pasur Institut të tillë ka qenë shumë vështirë të kishim harta të tilla topografike, meqë Kosova ka qenë nën juridiksionin e Jugosllavisë.
Në atë kohë ka qenë vetëm një Institut Gjeografik Ushtarak i ish-Jugosllavisë i cili ka punuar hartat topografike për gjithë territorin e Jugosllavisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat