Mjeku shqiptar e shpëtoi serbin e prerë në fyt

Lajme

Mjeku shqiptar e shpëtoi serbin e prerë në fyt

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 08:28

Pacienti erdhi në emergjencë, 30 minuta pas mesnatës, me gjakderdhje të madhe nga fyti, ku ishte prerë me shishe të thyer, nga një person tjetër dhe sikur të humbte dhe një minutë e vetme për të përgatitur anestezionin, ai nuk do të mbijetonte, thotë mjeku Luan Mustafa.

Sherri i politikës, Srgjan Zhiviq (1972) nga Pasjani, u pre në fyt me shishe të thyer birre nga një bashkëvendës i tij. Në gjendje të rëndë, Zhiviqi është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe ai është gjallë falë mjekut Luan Mustafa, kirurg.

“Pacienti erdhi në emergjencë, tridhjetë minuta pas mesnatës, me një gjakderdhje të madhe nga fyti, ku ishte prerë me një shishe të thyer, nga një person tjetër dhe sikur të humbte dhe një minutë e vetme për të përgatitur anestezionin, ai nuk do të mbijetonte”, thotë mjeku Luan Mustafa.

Pacientin e kanë vizituar të nesërmen edhe mjekë serbë dhe ata janë befasuar se si mjeku shqiptar ka arritur ta shpëtojë një rast kaq të rëndë, siç janë prerjet në fyt, që zakonisht përfundojnë me vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat