​Drenica nderon Hasan Prishtinën me një Qendër Monumentale

Lajme

​Drenica nderon Hasan Prishtinën me një Qendër Monumentale

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 07:21

Sot në fshatin Polac të komunës së Skenderajt, bëhet inagurimi i Qendrës Monumentale “ Hasan Prishtina” , në kujtim të njërit nga personalitetet dhe figurat më të shquara të Lëvizjes Kombëtare, Hasan Prishtina.

Hasan Prishtina lindi në vitin 1873 në Vushtrri, por familja e tij, ishte nga treva e Drenicës, përkatësisht e Polacit. Hasan Prishtina mori përsipër organizimin e kryengritjes në Kosovë, bashkë me Bajram Currin dhe Isa Boletinin.

Kjo kryengritje do të kurorëzonte më 28 nëntor 1912 shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në vitin 1913 u ngarkua me detyrën e Ministrit të Qeverisë Kombëtare të Vlorës.

Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit më dhjetor 1924 dhe ardhjen e Zogut në pushtet Hasan Prishtina largohet përgjithmonë nga toka e mëmëdheut, për t’u vrarë më 13 gusht 1933 në Selanik nga Ibrahim Çelo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat