Mesazhi i Bidenit: Marrëveshjet, hap historik i Kosovës dhe Serbisë

Lajme

Mesazhi i Bidenit: Marrëveshjet, hap historik i Kosovës dhe Serbisë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 19:54

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar sot në Zagreb se marrëveshjet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë hap historik.

Ai gjatë një konference për media në fund të Samitit Brdo-Brijoni, me rastin e përparimin që e ka arritur rajoni, ka thënë se Serbia dhe Kosova ka marrëdhënie produktive.

“Marrëveshjet e Kosovës dhe Serbisë janë hap historik”, ka thënë Biden dhe i ka përshendetur liderët e të dy vendeve që kanë mundësuar arritjen e këtyre marrëveshjeve.

Biden po ashtu ka thënë se anëtarësimi i vendeve të Evropës Juglindore në BE dhe NATO është mënyra më e mirë për avancimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Ëndërrojmë që do të ekzistojë Evropa e cila do të jetë e tërësishme, paqësore dhe e bashkuar dhe vlerësojmë se kjo nuk është e mundur pa Evropën Juglindore, Ballkanin”, ka thënë ai.
Më herët gjatë ditës, Biden ka takuar edhe presidentin e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat