Arrestohen dy persona për fajde, policia nuk e konfirmon

Lajme

Arrestohen dy persona për fajde, policia nuk e konfirmon

Nga: Arben Sylejmani Më: 6 tetor 2015 Në ora: 10:55

Policia e Njësisë për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për fajde.
Në Policinë e Koosvës thonë se aksioni është në vazhdim, por nuk kanë dhënë detaje lidhur më të arrestuarit.

Lajmin e ka konfirmuar për “Bota sot”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, por ai nuk ka bërë të ditur saktësisht lokacionin.
“Ne jemi duke e konfirmuar si operacion i cili është duke shkuar dhe ndërlidhet me luftimin kundër dukurisë negative të fajdeve, por për detaje të tjera presim kur të përfundon operacioni”, ka thënë Kelani..
I pyetur se ku është merr saktësisht operacioni policor, Kelani ka thënë se nuk mund të jap detaje për shkak se aksioni është në proces.
“Nuk e kemi potencuar askund ku për shkak se mund të dëmtojmë operacionin, mirëpo tash ka deklarime të ndryshme që po i japin”, ka thënë Kelani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat