IOC: Do dhurojmë $2m për refugjatët

Lajme

IOC: Do dhurojmë $2m për refugjatët

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 10:02

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, IOC, ka vendosur që të dhurojë ndihmë prej 2 milion dollarësh refugjatëve, duke ndjekur shembullin e Bayern Munchen.
Dhjetëra mijëra refugjatë pa kalojnë kufijtë evropianë, për të kërkuar një jetë më të mirë, si shkak i luftrave civile që ka kapluar vende si Siria.
“Të gjithëve na ka prekur lajmi i vdekjes së refugjatëve rrugëve për në Evropë dhe në këto momente të tmerrshme në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Europë, Komiteti Olimipik dëshiron të luajë pjesën njerëzore të saj, duke dhuruar ndihma materiale,” tha mes tjerash Thomas Bach, presidenti i IOC.
Pak ditë më parë ekipi i Bayern Munchen dhuroi gjithashtu $1m ndihma për refugjatëtë, si dhe do krijojë një kamp trajnimi për refugjatët, ku do mësojnë gjermanisht dhe futboll./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat