Thaçi i frustruar me takimet e Edi Ramës me Vucicin

Lajme

Thaçi i frustruar me takimet e Edi Ramës me Vucicin

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 22:11

​Zëvënedëskryeministri Hashim Thaçi, i ka dërguar sinjale negative kryeministrit shqiptar Edi Rama, në lidhje me deklaratat e tij të mbrëmshme përballë kryeministrit serb. Thaçi thotë se pa pajtimin e Prishtinës dhe Beogradit, shqiptarët nuk do të pajtohen kurrë me Serbinë. Ai është i frustuar me takimet Rama Vucic.
“Vulën e pajtimit të shqiptarëve dhe serbëve e ka Prishtina”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka deklaruar se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve mund të thuhet se janë normalizuar, por jo edhe se ka “pajtim”.

"Normalizimi i marrëdhënieve nuk do të thotë se ka pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve. Normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe shqiptarëve kalon përmes Prishtinës. Pa normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka pajtim të shqiptarëve dhe serbëve.

>>Thaçi mbronë Shefin: Kur të hyn dikush në shtëpi aty nuk ka më politikë

>>Thaçi: Marrëveshjet u nënshkruan duke respektuar Kushtetutën, deklarimi i Gjuriqit kamuflues dhe i papërgjegjshëm

>>Sipas Thaçit, demarkacioni, Asociacioni dhe marrëveshjet janë OK

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat