Thaçi: Marrëveshjet u nënshkruan duke respektuar Kushtetutën, deklarimi i Gjuriqit kamuflues dhe i papërgjegjshëm

Lajme

Thaçi: Marrëveshjet u nënshkruan duke respektuar Kushtetutën, deklarimi i Gjuriqit kamuflues dhe i papërgjegjshëm

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 21:41

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka thënë në Zona B, të Klan Kosovës se, deklarata e Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, se Serbia me nënshkrimin e marrëveshjes fitoi 5:0, kundër Kosovës, është mendësi e Beogradi, me tendencë kamuflimin e situatës dhe ta prezantojë marrëveshjen si fitore.

“Është në logjikën e politikës së Beogradit, që gjithmonë pretendon t’i kremtojë gjërat që nuk janë të pëlqyeshme për ta dhe jo te realizueshme, kjo është historikisht e dëshmuar”.

“Ata sa herë humbin mundohen të kamuflojnë dhe ta prezantojnë si fitore, por deklarata e Gjuriqit ka qenë e papërgjegjshme, deklarim frustues”.

Thaçi deklaroi se nuk ka një matës të humbësit apo fituesit në marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës e Serbisë, porse pala kosovare gjithçka e realizoi në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“S’ka peshore kush ka humbur dhe kush ka fituar, por një gjë mund ta them me siguri të plotë institucionale, morale e kombëtare, se në të gjitha marrëveshjet, prej prillit të 2013 dhe në të gjitha të tjerat më vonë, është respektuar Kushtetuat e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi në Klan Kosova.

“Uroj që Beogradi të feston duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, ligjet e Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat