Thaçi mbronë Shefin: Kur të hyn dikush në shtëpi aty nuk ka më politikë

Lajme

Thaçi mbronë Shefin: Kur të hyn dikush në shtëpi aty nuk ka më politikë

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 21:17

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, këmbëngulë se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë vetëm në favor të Kosovës. Në një intervistë për Klan Kosovën, Thaçi ka thënë se asnjë ekspert dhe asnjë “njeri në botë” nuk mund ta gjejë ndonjë element ekzekutiv të Asoaicionit të Komunave Serbe. Ndërkohë, ka mbrotjur shefin e tij, kryeministrin Isa Mustafa, për fjalorin e përdorur në debatin me Vetëvendosjen.
Thaçi ka thënë se marrëveshjet e arritura në Bruksel, që janë produkt i Marrëveshjes së prillit, janë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Duke filluar prej marrëveshjes së prillit të vitit 2013 dhe këto nënmarrëveshjet që janë produkt i asaj marrëveshje, është respektuar Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Thaçi në “Zona B” të Klan Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat