Sipas Thaçit, demarkacioni, Asociacioni dhe marrëveshjet janë OK

Lajme

Sipas Thaçit, demarkacioni, Asociacioni dhe marrëveshjet janë OK

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 20:47

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi në intervistë në Zonën B, ka thënë se nuk ka as edhe një element ekzekutiv në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në atë se sa është respektuar ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës në marrëveshjet me Serbinë, ai tha se të gjitha marrëveshjet janë në koordinim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. E për këto marrëveshja, ai tha se është dashur shumë mund dhe biseda me orë të tëra, transmeton Indeksonline.
Thaçi foli edhe për demarkacionin ku tha se nuk është cenuar dhe hequr as edhe një pëllëmbë tokë nga Kosova dhe nga Peja.
Ai për etiketimet ndërmjet Albin Kurtit dhe Kryeministrit Mustafa, tha se këto etiketime nxjerrin fjala fjalën. Por ai i doli në mbrojtje mirë shefit të tij.
“Politika ndalet në momentin kur të futen në oborr të shtpisë”, shtoi Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat