​Gjermanët dhanë aq shumë ndihma për refugjatët, Policia u bën thirrje të mos sjellin më

Lajme

​Gjermanët dhanë aq shumë ndihma për refugjatët, Policia u bën thirrje të mos sjellin më

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 20:05

Policia në Munich ështqë detyruar t’u bëjë thirrje qytetarëve që të mos sjellin ndihma për refugjatët.
Qytetarët e Munichut nuk kanë nguruar t’i përgjigjen ftesës së autoriteteve zyrtare për të sjellur ushqim e veshmbathje në një qendër grumbullimi, e të cilat ishin të dedikuara për refugjatët.

Mirëpo numri i madh i qytetarëve, ka shtyrë policinë e qytetit që t’u bëjë thirrje që të mos sjellin më ndihma.

Policia këtë mëngjes kishte postuar në Tëitter thirrjen se do të arrinin 590 refugjatë dhe se çdokush që dëshiron të kontribuojë me diçka ishte i mirëpritur.

Mirëpo numri i personave që kanë qenë të gatshëm të ofrojnë ndihma në mënyra të ndryshme ka qenë aq i madh, saqë policia më pas është detyruar që në një farë mënyrë, të tërheq thirrjen për ndihmë dhe të bëjë thirrje që kjo të ndalojë, shkruan Indepedent.

“Ju lutem mos sillni më ushqim për momentin. Donacionet që kemi, tani për tani mjaftojnë për refugjatët që kanë arritur sot”, shkruhet në thirrjen e policisë në Tëitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat