Arrest shtëpiak, në pritje të rivendosjes

Lajme

Arrest shtëpiak, në pritje të rivendosjes

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 08:49

Kryetari i deritashëm i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj vazhdon të qëndrojë nën masën e arrestit shtëpiak ndonëse baza ligjore mbi të cilën është marrë ky vendim nga ana e Gjykatës Themelore është hedhur poshtë nga një kolegj i gjykatës së shkallës më të lartë.

Një kolegj i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga tre anëtarë të Gjykatës Supreme të Kosovës, madje dy vendorë dhe një ndërkombëtar, të mërkurën e javës së kaluar e ka anuluar vendimin e datës 27 korrik, sipas të cilit Salih Mekajt dhe Vlora Goranit iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Ky kolegj ka konstatuar se vendimi për caktimin e arrestit shtëpiak përmban shkelje esenciale dhe si i tillë kolegji ka vendosur që lëndën ta kthejë në rivendosje. Por deri në një vendim të ri, Mekaj dhe Gorani vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat