Vajza e rekrutuar në ISIS qesh me viktimat e Tunizisë

Lajme

Vajza e rekrutuar në ISIS qesh me viktimat e Tunizisë

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 11:43

Një nuse adoleshente xhihadiste, e cila është larguar nga Britania për tu bashkuar me Shtetin Islamik, i ka fyer viktimat e masakrës në Tunizi, përderisa po përpiqej të joshte një vajzë tjetër për t’iu bashkuar ISIS-it.

Amira Abase, 16 vjeçare, ka qeshur me zë, pasi shoqja e saj e supozuar nga Britania ia përmendi vrasjen e 30 njerëzve në plazhin Sousse në Tunizi, , shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka qenë duke shkruar mesazhe me një reporter me mision për gazetën Mail, kur në mesazhin drejtuar atij pas vrasjes së viktimave në Tunizi, ajo ka shkruar LOL (Lauging out loud, fjali kjo që në anglisht nënkupton “jam duke qeshur shumë”).

Amira Abase, gjatë bisedës me reporterin ka menduar se po fliste me një adoleshente tjetër britanike, e cila po planifikonte të ikte për në Siri për tu bashkuar me ISIS-in.

Abase e ka inkurajuar vajzën e imagjinuar, që të ndërmerrte udhëtimin e rrezikshëm për tu martuar me një luftëtar xhihadist.

Mesazhet e shkëmbyera mes tyre, tregojnë se Amira Abase tashmë ka marrë rolin e një rekrutueseje dhe mendoreje, duke u munduar t’i manipulojë mendjet e adoleshenteve për tu bashkuar me ISIS-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat