Derdhin qumështin para Qeverisë për shkak të pakënaqësive (Foto)

Lajme

Derdhin qumështin para Qeverisë për shkak të pakënaqësive (Foto)

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 13:26

Qumështarët sërish e kanë derdhur një sasi qumështi para Qeverisë së Kosovës si shenj pakënaqësie me kushtet e tyre, ndërsa i kanë lutur qytetarët të marrin qumësht falas, duke i siguruar se është natyral dhe i shëndetshëm.

Kryetari i shoqatës së qumështarëve, Naser Bajraktari ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i ndalin produktet me prejardhje të dyshimta në mënyrë që të mbrohen vendet e punës të krijuara në industrinë e prodhimit dhe përpunimit të qumështit.

“Duke shpresuar për një te ardhme të mirë të këtij sektori jemi mbledh sot ta ngrinim zërin. Kemi përmirësuar cilësitë tona. Kemi dalë që qeveria t’i mbrojë prodhimet tona dhe të na mundësoj treg të barabarte. Qeveri të na mbrojë që të rrimë në vendet tona të punës. Thuani jo prodhimeve me yndyrë bimore. Qeveri je e jonë të na mbroje”, ka thënë Bajraktari.

Ndërsa Ramadan Memaj nga shoqata e qumështarëve të Kosovës, ka thënë se asnjë hap nuk është ndërruar në zgjedhjen e problemeve.

“Jemi mbledh ta vazhdojmë dialogun me qeverinë. Asgjë e re në drejtim të zgjidhjes se problemeve te sektorit te qumështit në Kosovë. Qeveria nuk donë t’i zgjidh problemet tona e kjo tashmë është e qartë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat