Putini kundër Thaçit: Ja se si Rusia do ta mbrojë Serbinë nga Kosova!

Lajme

Putini kundër Thaçit: Ja se si Rusia do ta mbrojë Serbinë nga Kosova!

Më: 29 maj 2015 Në ora: 20:37

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, tha se Prishtina së shpejti do të nis një padi kundër Serbisë për gjenocid dhe se do të kërkojë dëmshpërblim nga ky shtet.

Sipas Thaçit, Kosova është duke e përgatitur dokumentacionin e duhur.

Megjithatë, sipas medieve serbe, nga këto akuza Serbinë do ta mbrojë shteti rus dhe presidenti i saj, Vladimir Putin!

Në fakt, siç dihet, Kosova nuk është anëtare e Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe arsyeja pse shteti kosovar nuk bëhet anëtare e OKB-së është vetoja ruse.

Këtu fshihet edhe përgjigja pse Kosova nuk mund të paraqesë një padi për gjenocid kundër Serbisë, sepse një shtet nuk mundet të sillet në karrigen e Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë nga një shtet që nuk është anëtare e OKB-së dhe Kosova këtë nuk mund ta bëjë pasi që nuk është anëtare e saj.

Megjithatë, ekziston një opsion që Kosova mund ta padisë Serbinë për gjenocid, por sërish ajo kalon nga Rusia.

Sipas statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, shteti që nuk është anëtar i OKB-së mund të kërkojë ndihmë nga kjo gjykatë, por vetëm në rast se ekziston një konsensus i gjithë anëtarëve të Këshillit të Përhershëm të Sigurimit, në të cilën bëjnë pjesë Kina, Rusia, Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-të!

Në padinë e Kosovës, nëse miratohet nga OKB-ja, shteti serb do të përballet me akuzat për krimet e kryera gjatë vitit 1999, ku u vranë 20 mijë njerëz, u shkatërruan 128 mijë shtëpi dhe 20 mijë femra u përdhunuan!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat