Edhe dy muaj paraburgim për Gavriqin e zënë me eksploziv në Prishtinë

Lajme

Edhe dy muaj paraburgim për Gavriqin e zënë me eksploziv në Prishtinë

Më: 28 maj 2015 Në ora: 16:58

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka zgjatur edhe për dy muaj paraburgimin Sllobodan Gavriqit (46 vjeçar) nga Beogradi, të arrestuar me dyshimin se kishte përgatitur sulm terrorist në Prishtinë.
Avokati Dejan A. Vasiq ia ka deklaruar Tanjugut se Vehbi Kashtanjeva, gjykatës për procesin paragjyqësor i në Gjykatën Themelore të Prishtinës në sektorin e veprave të rënda penale, mori vendim me të cilin Gavriqit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj paraburgim për shkak të rrezikut nga ikja.

Gavriq është arrestuar në Prishtinë më 25 dhjetor 2014 e tek ai në momentin e arrestimit janë gjetur 13 kilogramë eksplozivë për ç’shkak iu paracaktua paraburgimi me dyshimin s epo përgatiste akte dhe vepra terroriste kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Gavriq është veterinar me profesion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat