KQZ e gatshme për zgjedhje në Skenderaj dhe Drenas

Lajme

KQZ e gatshme për zgjedhje në Skenderaj dhe Drenas

Më: 27 maj 2015 Në ora: 16:24

Gjykata Themelore e Mitrovicës, në mesin e të akuzuarave të “Grupit Drenica” ka shpall fajtorë edhe dy kryetarë të komunave të Drenicës. Sami Lushtaku kryetar i Skenderajt dhe Nexhat Demaku, kryetar i komunës së Gllogocit (Drenasit), janë shpallur fajtorë dhe, sipas ligjeve të Kosovës, këto dy komuna do të shkojnë në zgjedhjet të jashtëzakonshme për kryetarë
Institucioni përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është shprehur i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve në këto dy komuna.

Valdete Daka kryetare KQZ-së, ka thënë se në momentin që Gjykata e Apelit vendosë për këto aktgjykime, atëherë, sipas saj, mund të fillojnë edhe procedurat për zgjedhjet.

“Vetëm nëse Gjykata e Apelit i vërteton këto aktgjykime, atëherë ato bëhen të plotfuqishme dhe vetëm atëherë shpallen zgjedhjet. Sigurisht se ne jemi të gatshëm për organizmin e zgjedhjeve”, ka thënë Daka për lajmi.net.

Gjykata Themelore ka dënuar me 12 vjet burg kryetarin e Skenderajt Sami Lushtaku me akuzën për krime lufte. Kurse kryetari i Gllogocit, Nexhat Demaku është dënuar me 3 vjet burg, për veprën e Keqtrajtimit të personave të ndaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat