Presidenti Nishani për varrimin të Isa Boletinit në vendlindje

Lajme

Presidenti Nishani për varrimin të Isa Boletinit në vendlindje

Më: 24 maj 2015 Në ora: 16:00

Çështja e rivarrimit të Isa Boletinit është bërë temë mbarëkombëtare pas vendimit të Këshillit Organizativ që heroi të rivarroset në Vlorë dhe kundërshtimit të ashpër të kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtirit dhe Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, por edhe të këmbënguljes së madhe të familjes Boletini që rivarrimi të bëhet në vendlindje.

Për çështjen e rivarrimit të Isa Boletinit kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dje ka udhëtuar drejt Shqipërisë, ku pas bindjes së opinionit të Kosovës të cilët tash të gjithë kërkojnë që rivarrimi të bëhet në vendlindje, ta bind edhe opinionin dhe politikanët në Shqipëri. E gjithë kjo pasi që edhe kryeministri Edi Rama ishte që rivarrimi të bëhet në Vlorë, njofton veriu info.

Bahtiri dje është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Bujari Nishani, nga i cili ka marrë mbështetje të plotë që rivarrimi i Isa Boletinit të bëhet në Boletin e jo në Vlorë. Po ashtu kryetari i Mitrovicës është takuar edhe me liderë të partive shqiptare, ku nga të gjithë ka marrë mbështetje që rivarrimi i heroit të bëhet në Boletin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat