​Një 101-vjeçar gjendet i gjallë nën rrënoja, tetë ditë pas tërmetit

Lajme

​Një 101-vjeçar gjendet i gjallë nën rrënoja, tetë ditë pas tërmetit

Më: 3 maj 2015 Në ora: 18:32

Një 101-vjeçar u nxorr sot i gjallë nga rrënojat e një shtëpie në Nepal, tetë ditë pas tërmetit shkatërrimtar prej 7,9 ballë të shkallës Rihter që ka shkaktuar deri tani mbi 7 000 viktima, njoftoi sot policia nepaleze.

”I moshuari u gjet sot dhe u shtrua në spital”, saktësoi Arun Kumar Singh, përgjegjës lokal i policisë.

Ndërkohë, po sot, Ministria nepaleze e Financave, njoftoi se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë nga ai i deklaruar deri tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat