Indonezia ekzekuton 8 trafikantë droge, mes tyre dy australian

Lajme

Indonezia ekzekuton 8 trafikantë droge, mes tyre dy australian

Më: 28 prill 2015 Në ora: 21:13

Tetë trafikantë droge janë ekzekutuar në Indonezi, në burgun Besi, mëngjesin e së mërkurës (me orën lokale).

Mes të ekzekutuarve ishin katër nigerianë, dy australianë, një brazilian dhe një indonezian.

Ndërkohë, një grua filipinase u shpëtua në minutën e fundit. Sipas BBC, ekzekutimi i Mary Jane Fiesta Veloso u shty pas një kërkese të presidentit filipinas.

Indonezia është një nga vendet me ligjet më të ashpra në botë kundër drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat