Drejtoria e Zhvillimit do mbështes fuqizimin dhe afarizmin e bisneseve të grave

Lajme

Drejtoria e Zhvillimit do mbështes fuqizimin dhe afarizmin e bisneseve të grave

Më: 27 prill 2015 Në ora: 10:39

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit në komunën e Mitrovicës, ka marr pjesë në takimin e organizuar me gratë në bisnes në Agjensionin Rajonal të Zhvillimit Veri, ku morën pjesë edhe zyrtarë të ARZHV-së përfgshirë drejtoreshën Rreze Duli, përfaqësues të shoqatës “Gratë në Bisnes” drejtoreshën Shpresa Govori dhe rreth 30 përfaqësues të bisneseve familjare në Mitrovicë.

Ky takim ishte njoftues me projektin që ka OJQ “Gratë në Bisnes” në mbështetjen e bisneseve familjare që drejtohen nga femrat, ku parashikohen që në forma të ndryshme përfshirë subvencionimin me farëra të perimeve dhe produketeve të ndryshme të mbështeten rreth 150 gra nga rajoni i Mitrovicës.

Drejtori Aliu i ka inkurajuar gratë në bisnes, duke iu premtuar mbështetje në fuqizimin e tyre, qoftë përmes ndihmës në shkrimin e projekteve, rekomandimeve apo edhe njoftimin lidhur me mundësitë për përfitime të mbështetjes nga organizata dhe asoscacione të ndryshme. ” Jemi duke takuar bisneset që funksionojnë në qytetin tonë, për të njohur gjendjen në të cilën punojnë, vështërsitë me të cilat ballafaqohen sikurse edhe planet që kanë në të ardhmen, përfshirë edhe nevojat imediate që kanë. Do të funskionalizojmë një rubrikë për prezentimin e bisneseve dhe mundësive që ofrojnë ato në Mitrovicë, ndërkohë që në bahskëpunimin me CBM dhe fondin gjerman, parashikohet që të mbështeten 15 përkatësisht 40 bisnese të ndryshme familjare me pajisje dhe nevoa me qëllim forcimin e tyre” tha Aliu.

Me këtë rast drejtori ka njoftuar edhe me shtimin e fondit mbështetës për ekonomitë familjare, shpërndarjen e këtyre mjeteve , sikurse edhe nxitjen e bashkëpunimit me qëllim të bartjes së përvojës në zhvillimin e mëtutjeshëm të tyre.

Disa nga gratë pjesëmarrëse në këtë takim kanë shfrytzuar ratsin për të shtruar pyetje rreth subvencionimit dhe mbështetjes në fushat ku ato veprojnë, ndërkohë që morën njoftimin se zyra këshilluese për bujqësi ka derën e hapur për të gjitha bisneset, si në njoftimin për konkurim , shkrim projekteve poashtu edhe asisistencën tjetër të nevojshme. Në këtë takim u konfirmua se rreth 150 gra nga rajoni i Mitrovicës që kanë bisnese familjare do mund të përfitojnë grante të ndryshme, si farëra, plehra, pesticide, ndërkohë që për këto prodhime kryesisht perime, do të sigurohet edhe tregu. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat