Shumë lagje të Prishtinës, nesër pa rrymë

Lajme

Shumë lagje të Prishtinës, nesër pa rrymë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 22:17

KEDS njofton se nesër (e shtunë, 7 mars), prej orës 11:00 deri në orën 11:30, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: “I. Banushi”, “Elena Gjika” dhe Shtëpia e Pleqve.

Ndërsa, prej orës 11:30 deri në orën 12:00, pa energji elektrike do të mbesin bizneset: Fitorja, Simoni, Dino, NPSH KONI, LABI INVEST, LIN project 1, Linprojekt 2, Maloku dhe Naseri.

Gjithashtu, prej orës 12:00 deri në orën 12:30, pa energji do mbesin Dodona, Parku, banesat “Latif Kryeziu” dhe rrugët: “Bajram Curri”, 21 Tetori”, “Shaip Kamberi” dhe “Robert Gajdiku”.

Nga ora 12:30 deri në orën 13:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: “4 Llullat”, pjesa afër Ilirisë dhe rruga “Gustav Majer”.

E, nga ora 13:00 deri në orën 13:30 pa furnizim me energji elektrike do të mbesin edhe Diletacioni, rruga “Sylejman Vokshi” dhe “4 Llullat”.

Shkyçja në të gjitha këto raste bëhet me qëllim të revizionit dhe të shqyrtimit të mbrojtjeve rele.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat