Varroset “viktima e emigrimit “, Arza dy vjeçare

Lajme

Varroset “viktima e emigrimit “, Arza dy vjeçare

Më: 6 mars 2015 Në ora: 20:54

U nis për shërim por u ndal në gjysmë të rrugës. Dy vjeçarja Arza Mustafa vdiq në një kamp të Hungarisë.

Ajo sot u kthye dhe u varros në vendlindje. Shumë lot u derdhen për të, derisa iu dha epiteti i “viktimës së kurbetit.

Nëna e Arzës, Miniter Mustafa nuk mund ti ndal lotët derisa tregon momentin e vdekje s së vajzës.

Kurse, babai i saj thotë se vajza i ka vdekur nga moskujdesi i mjekëve në spitalet e Hungarisë.

Familjarët pas varrimit të vajzës kanë kërkuar ndihmë për ndërtimin e një shtëpie, pasi siç kanë treguar ata shkaku i kushteve të vështira kanë marrë rrugën e kurbetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat