Në çerdhën “Yllkat” të kryeqytetit përdoret dhuna fizike ndaj fëmijëve

Lajme

Në çerdhën “Yllkat” të kryeqytetit përdoret dhuna fizike ndaj fëmijëve

Më: 3 mars 2015 Në ora: 20:04

Ankesa të shumta për dhunë fizike janë drejtuar në zyrën e drejtoteshës së çerdhes “Yllkat” në kryeqytet, megjithatë asnjë nga prindërit nuk pranon të flasë me frikën për hakmarrjen ndaj fëmijëve të tyre. E drejtoresha e kësaj çerdhe, thotë se ka marrë masa pas ankesave të adresuara.

“Ka ardh u anku bashkë me prindin e vet se ia ka ngreh floktë, ia kam ndërruar grupin”, ka thënë drejtoresha.

Ndërkaq, Jeta Haxhiu-Jakupi, edukatore në këtë çerdhe thotë se akuzat nuk janë të drejta dhe se drejtoresha e kësaj çerdhe, i ndëshkon edukatoret për shkak se siçi i ka thënë ajo transmetuesit publik, nuk bëjmë siç thotë ajo.
“Kur kam dashur të ankohem për diçka, ajo më ka thënë mshele moj ti gojën”, ka thënë Haxhiu-Jakupi.

Edhe edukatorja Zojë Kajtazi thotë se i gjithë konflikti ka filluar për largimin e disa inventarëve.

E Komuna e Prishtinës ka ngritur një komision i cili do të merret me këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat