Shfarosja e Kosovës nga shqiptarët!

Lajme

Shfarosja e Kosovës nga shqiptarët!

Nga: Diana Bunjaku Më: 1 mars 2015 Në ora: 17:07

Ibrahim Rexhepi, ekspert i ekonomisë, thotë se vendi po varfërohet sa i përket fuqisë punëtore, kur dihet se shumica e atyre që po ikin janë të rinjë dhe të aftë për punë.

Kosova është zbrazur shumë më shumë se sa që është deklaruar deri më tani. Por, për këtë shfarosje me ‘terror të bardhë’ askush nuk po jep përgjegjësi, madje askush nuk po kërkon llogari! Të gjithë thuaja janë strukur dhe vetëm disa zëra të mekur dhe ndonjë media, si ne, që nuk pushon së kërkuari të korrigjohet, të bëhet e pamundura, që Kosova të mos shpopullohet, të kthehen të gjithë, sa më parë, me ndonjë përjashtim.

Sipas të dhënave të paraqitura në një tribunë shkencore një ditë më parë u deklarua se brenda një viti rreth 173 mijë vetë e kanë lëshuar Kosovën, deri në muajin shkurt, që i bie gati 10 për qind e popullsisë.

Ndërsa, numri i azilkërkuesve nga Kosova që janë detyruar të kthehen në vend, është më i lartë, sesa i atyre që janë kthyer vullnetarisht.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat