Serbët ankohen: Drenica po ndërton në Leposaviq

Lajme

Serbët ankohen: Drenica po ndërton në Leposaviq

Më: 31 janar 2015 Në ora: 08:52

Kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, teksa ka folur për mediet lokale serbe, është shprehur plot mllef për investimet që po i bëjnë shqiptarët, por edhe Komuna e Mitrovicës, në fshatrat Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë, të cilat administrativisht i takojnë Komunës që ai e drejton, ndonëse kjo e fundit në këto fshatra nuk ka investuar as edhe një cent të vetëm.

Babait të ministrit të Kthimit dhe Komuniteteve, Aleksandar Jabllanoviq, i ka “djegur” sidomos fakti se në territorin e komunës që ai e drejton, pa leje komunale po ndërtojnë “shqiptarë të Drenicës”.

Sipas tij, në fshatin Bistricë të Shalës së Bajgorës, disa persona, “për të cilët besohet se janë ish-komandantë të UÇK-së”, po ndërtojnë minihidrocentrale në lumin Bistrica

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat