Sulmohet edhe Ambasada e Malit të Zi në Kosovë

Lajme

Sulmohet edhe Ambasada e Malit të Zi në Kosovë

Më: 24 janar 2015 Në ora: 21:36

Një incident i rëndë diplomatik është shënuar në përfundim të protestës së VV, kur një numër protestuesish kanë gjuajtur me gurë edhe ambasadën e Malit të Zi në Kosovë që gjendet në sheshin 'Nënë Tereza'.
Sipas dëshmitarëve okularë, sulmi ka ndodhur kur policia filloi të pastron turmën e protestuesve nga sheshi.

Përkundër forcave policore, disa aktivistë të VV kanë gjuajtur xhamat e Ambasadës së Republikës së Malit të Zi në Prishtinë që gjendet në katin e dytë të ndërtesave në Sheshin 'Nëna Terezë'.

Një situatë e tendosur ka ndodhur edhe në Podgoricë me protestues nacionalistë serbë por Ambasada e Kosovës nuk pësoi dëme atje. Fatkeqësisht në Kosovë ndodhi e kundërta.

Lëvizja Vetëvendosje vitin e kaluar pat ndalur me dhunë edhe një panel në Hotelin 'Emerald' ku u mbajt Forumi i Miqësisë Kosovë - Mal i ZI me pjesëmarrje të qeverisë malazeze.

Atëherë disa aktivistë të VV e ndërprenë me dhunë panelin me pankartën që thoshte: "NË MAL TË ZI SHQIPTARËT SHTYPEN. KJO NUK ËSHTË MIQËSI!"

Mësojmë se në mbrëmje është dërguar edhe njësiti forenzik i policisë për të zbuluar atakuesit e Ambasadës malazeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat