Thaçi: Vendimi për hapjen e Universiteteve ishte i drejtë

Lajme

Thaçi: Vendimi për hapjen e Universiteteve ishte i drejtë

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 16:50

Ministri i Punëve të Jashme, Hashim Thaçi i gëzohet rritjes dhe zhvillimit të Universitetit të Gjilanit "Kadri Zeka".

Ministri i Punëve të Jashme, Hashim Thaçi thotë se njëri ndër prioritetet e ministirisë që ai udhëheq, do të jetë nxitja e përfshirjes së studentëve, profesorëve e shkenctarëve kosovarë në shkëmbime dhe bashkëpunime akademike ndërkombëtare.

Këto komente Thaçi i ka bërë në Facebook, pas nënshkrimit të marrëveshjës për bashkëpunim akademik ndërmjet Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe atij të Rjekës së Koracisë.
Lexojeni të plotë shkrimin e Thaçit në facebook
Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim akademik ndërmjet Universitetit të Gjilanit "Kadri Zeka" dhe atij të Rijekës së Kroacisë, është një e arritur e rëndësishme e arsimit të lartë në Kosovë. Kjo dëshmon se sa i drejtë ka qenë vendimi për hapjen e universiteteve publike në qendrat më të mëdha të Kosovës. Një ndër prioritetet e mia do të jetë nxitja e përfshirjes së studentëve, profesorëve e shkencëtarëve kosovarë në shkëmbime dhe bashkëpunime akademike ndërkombëtare.
I gëzohem rritjes dhe zhvillimit të Universitetit të Gjilanit "Kadri Zeka". HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat