Pas dëbimit nga mbledhja e KP të LDK-së, Bardhyl Meta do të dorëhiqet

Lajme

Pas dëbimit nga mbledhja e KP të LDK-së, Bardhyl Meta do të dorëhiqet

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 21:12

I ardhur në LDK si ‘aset’ i fuqishëm në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjitshme të 8 qershorit, Bardhyl Metës iu bë pritje madheshtore në Sheshin 21. Aty ishin të gjitha ‘kokat’ kryesore të LDK-së, duke përfshirë edhe kryetarin Isa Mustafa.
Por çfarë ndodhi më pas? Meta mbeti deputet në tentativë bashkë edhe me disa prurje tjera, duke mos arritur ta kalojë pragun brenda partisë për të siguruar një karrige në legjislativin e ri të Republikës.
Por, ky dështim nuk e ndali hovin e Bardhylit që në debatet televizive ta “shtjerrë zërin” për LDK-në dhe kryetarin Mustafa.
Mirëpo gradualisht, Meta nisi ta humb dashurinë e Isa Mustafës ndaj tij, pasi që “u kap në vepër” duke shprendarë në një media të mikut të tij informacione “sensitive” nga LDK-ja.
Kulmi u arrit në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku kryetari Mustafa e dëboi atë pasi që e kuptoi se po nxirrte jashtë lajme nga kjo mbledhja.
Sot gjatë ditës Indeksonline raportoi se pas disa deklaratave negative të bëra nga prurja e këtij cikli zgjedhor, Bardhyl Metaj, për shkak të informatave që rrjedhnin në Gazetën Blic, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka dëbuar nga mbledhja e Këshillit Drejtues me fjalë të ashpra Bardhyl Metajn, duke e akuzuar se po i shpërndan informata medieve.
Pas këtij “poshtrimi” që Mustafa i bëri Metës, ky i fundit pritet të jap dorëheqje nga LDK-ja, thonë burime brenda LDK-së.
Indeksonline sot gjatë tërë ditës ka tentuar të kontaktojë me Bardhyl Metën, mirëpo ai është arsyetuar se është i zënë dhe do të flasë më vonë. E “më vonë”, Meta nuk e ka hapur fare celularin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat