Kadare: Kombi shqiptar nuk ka kohë për të humbur

Lajme

Kadare: Kombi shqiptar nuk ka kohë për të humbur

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 11:29

Shkrimtari më i madh shqiptar dhe i nominuari i përhershëm për çmimin Nobel për letërsi, Ismail Kadare, ka thënë se kombi shqiptarë nuk ka kohë për të humbur.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë ndër të tjera se për herë të parë në histori ky komb po e lë pas vetminë dhe me këtë rast duhet të jetë i gatshëm për të nisur një fazë të re të ekzistencës.

“Ky vend nuk ka më kohë për të humbur. Kombi shqiptar, për herë të parë në historinë e tij, po e lë pas vetminë. Ai duhet të jetë i gatshëm për të nisur një fazë të re të ekzistencës së tij: jetën në një familje kombesh”, ka shkruar Kadare në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat