Koalicionit LANV i soset durimi, nesër mund të nis me mbledhjen e nënshkrimeve

Lajme

Koalicionit LANV i soset durimi, nesër mund të nis me mbledhjen e nënshkrimeve

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 21:22

Liderët e Koalicionit LDK- AAK- Nisma dhe Vetëvendosje nesër do të mblidhen për të vendosur për hapat e mëtutjeshëm, pas vendimit të kryesueses së seancës konstituive, Flora Brovina për shtyrjen e seancës në afat të pacaktuar.
Burime të mediave njoftojnë se nesër mund të ndodh që të filloj mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Flora Brovinës dhe për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.
“Tash e sa kohë e kemi pasur opsinion e thirrjes së seancës së jashtëzakonshme, mirëpo nuk ka ardhur në shprehje, për faktin se kemi pritur që Flora Brovina do të respektoj Rregullorën e Punës së Kuvendit. Vendimi i saj për shtyrje të seancës është kundërkushtetues, prandaj më nuk besoj se do të presim”, ka thënë ky burim.
Sipas këtij burimi, megjithatë nesër do të vendoset përfundimisht për hapat që do t’i ndërmarrë Blloku pas këtij vendimi të Flora Brovinës.
Ndërkaq, lajmin për mbledhjen e Bllokut para orës 10:00 e ka konfirmuar nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini. Mirëpo, ai nuk ka dhënë detaje se çka do të ndodhë në këtë takim dhe për hapat e mëtutjeshëm që do t’i ndarmarrë Blloku, pas vendimit të sotëm të Flora Brovinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat