UPZ-ja do ndryshimin e Statutit që t’i përshtatet kandidaturës për rektor

Lajme

UPZ-ja do ndryshimin e Statutit që t’i përshtatet kandidaturës për rektor

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 08:04

Një kandidaturë për rektor, e cila nuk është konform Statutit të universitetit “Ukshin Hoti” ka shtyrë së fundi Këshillin Drejtues të këtij universiteti, që të kërkojë zgjidhje prej Ministrisë së Arsimit
Ndër tetë kandidatët, të cilët janë në garë për rektor, ngërçi aludon te kandidati Kadri Kryeziu, i cili ka titullin “profesor asistent” dhe jo “profesor i asocuar” apo “profesor i rregullt”, siç parashihet me Statutin e UPZ-së. Ai është edhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë, është shtruar kërkesa nga një pjesë e këshillit që të hiqet kjo dispozitë dhe të mos zgjidhet rektori vetëm nga radhët e profesorëve të rregullt e të asocuar.

Kjo kërkesë i është dërguar MASHT-it më datën 16 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat