Surdulli: Isa Mustafa kryeparlamentar dhe kryetar i LDK-së edhe për një mandat

Lajme

Surdulli: Isa Mustafa kryeparlamentar dhe kryetar i LDK-së edhe për një mandat

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 17:23

Ish kreu i Kamenicës Shaip Surdulli dhe kryetar i LDK-së në këtë qytet tha për rajonipress se ai beson që së paku edhe për një mandat LDK-në do ta vazhdoj ta udhëheq Isa Mustafa sepse i plotëson të gjitha kushtet për ta udhëhequr LDK-në.
" Është njeri i sjellshëm, familjar, shumë profesional, njeri i shkencës dhe dijës edhe për ekonomi, por edhe për politikë. Kryeministrit tani në detyrë Hashim Thaçi dhe Qeverisja në shkuarje e koalicionit PDK-AKR- Partia e Drejtësisë- Minoritetet, janë dëshmuar si qeverisje të korruptuara, të kriminalizuara", thotë Surdulli.

Shaip Surdulli duke komentuar zhvillimet politike thotë se LDK-ja bëri mirë që hyri në grupin e bllokut VLAN dhe nuk mbeti në opozitë. “LDK-ja në këtë situatë nuk ka arsyeje me qenë në bllokun opozitar, sepse pas ish zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit 2014 u formua blloku i subjekteve politike LDK-AAK-NISMA, e para disa ditëve këtij blloku iu shtua edhe VV dhe besoj që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës në bazë të Vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese deputetët do të gjejnë zgjidhje dhe Akademik Isa Mustafa do të zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës. E më pastaj do të formohet edhe Qeveria e Kosovës nga ky bllok që po quhet me shkurtesën LAN+VV”, raporton rajonipress.

Surdulli thotë se parimisht LDK nuk mund të jetë e kënaqur aq më parë kur humb diçka të rëndësishme, e në këtë rast LDK-ja ka humb pozicionin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës. “Por kur është në pyetje ndërrimi i Kryeministrit tani në detyrë Hashim Thaçi dhe Qeverisja në shkuarje e koalicionit PDK-AKR-Partia e Drejtësisë-Minoritetet, që janë dëshmuar si qeverisje të korruptuara, të kriminalizuara,etj, atëherë e vlen kompromisin që LDK-ja e ka bërë që Akademik Isa Mustafa të jetë Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga AAK të jetë Kryeministër, kurse pozitat tjera qeverisëse të ndahen në mes të anëtarëve të bllokut, proporcionalisht me përqindjet e fituara në ish zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014”.

Surdulli tha se unë besoj që së paku edhe për një mandat LDK-në do ta vazhdoj me udhëhequr Isa Mustafa sepse i plotëson të gjitha kushtet për ta udhëhequr LDK-në. “Është njeri i sjellshëm, familjar, shumë profesional, njeri i shkencës dhe dijës edhe për ekonomi, por edhe për politikë. Në zgjedhjet e kaluara partiake të LDK-së, unë personalisht kam pasur dëshirë me e udhëhequr edhe më tutje LDK-në, Fatmir Sejdiu, por nga momenti i rezultatit të zgjedhjes së Isa Mustafa me besim të plotë vazhdoj ta njoh dhe respektoj rezultatin e atyre zgjedhjeve për Kryetarin aktual dhe strukturat më të larta të LDK-së që janë Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia e LDK-së”.

Ndërkaq për Fatmir Sejdiun Surdulli thotë se vazhdon ta mbaj respektin që e meriton, i cili nuk është aspak i anashkaluar nga LDK-ja. “Ai është shumë i dobishëm për LDK dhe besoj që do të vazhdoj të punoj për të mirën e shtetit të Kosovës në përgjithësi dhe për të mirën e LDK-së në veçanti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat