Rasti i shpërthimit në Prishtinë, merret në pyetje ish-pjesëtari i Njësisë Speciale

Lajme

Rasti i shpërthimit në Prishtinë, merret në pyetje ish-pjesëtari i Njësisë Speciale

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 11:59

Në ish-objektin e kinemasë “ABC” në Prishtinë, ka filluar seanca gjyqësore në rastin e njohur të shpërthimit në lokalin “Sekiraqa”.
Seanca ka filluar në ora 9:30 ku të pranishëm ishin gjithë të pandehurit: Bejtullah Mehmeti, Luan Qerkini, Bekim Suma, Fadil Sadiku, Afet Dalloshi, Arbresh Dalipi si dhe Mehmet Mehmeti.
Gazetari i Indeksonline raporton se para pak çastesh është marrë në pyetje dëshmitari i rastit, Besnik Hasani, ish-pjesëtar i PK-së, më konkretisht, Njësitit Special. Ky i fundit është paraqitur para trupit gjykues me disa minuta vonesë për shkak të transportit të tij deri në sallë.
Avokati i Afet Dalloshit, Ahmet Dreshaj nuk parashtroi asnjë pyetje në drejtim të dëshmitarit për arsyen se ai nuk është i besueshëm.
“Është fakt i pakontestueshëm pasi që Besnik Hasanin e njof që nga viti 2006 dhe kam pas rastin ta njo si zyrtar të Policisë së Kosovës si dëhsmitar në çështjen penale 2006/07 Enver Sekiraqa. E kundërshtojë besueshmërinë e tij dhe nuk do t’i bëjë pyetje”, theksoi avokati Dreshaj.
Me të filluar seanca, avokati i Bekim Sumës, Shemsedin Piraj i parashtroi disa pyetje dëshmitarit Besnik Hasanit.
Avokati: Prej kur e njef Bekim Sumën?
Dëshmitari: Prej kur kam punu si polic në Kaçanik në vitin 2004/05
Avokati: A keni pas ndonjëher mosmarrrveshje me Sumën?
Dëshmitari: Asnjëher.
Avokati: Sa kohë keni punuar në Njësitin Special të Policisë së Kosovës?
Dëshmitari: Nuk më kujtohet deri sa kam kalu në ‘FIT’
Avokati: Kur keni kaluar në ‘FIT’?
Dëshmitari: Nuk më kujtohet
Avokati: Pas shpërthimit të lokalit “Sekiraqa” në Prishtinë, a keni pas hyrje dalje me familjen e Bekim Sumës?
Dëshmitari: Kam nejt me djalin e mixhës tij, por edhe atë e kam pas shok
Avokati: Ju keni qenë dy herë në hotelin “Lybeten” në Ferizaj, a është e vërtetë?
Dëshmitari: Po, kam nejt aty.
Avokati: Ç’farë interviali kohor janë bërë këto biseda?
Dëshmitari: Gjatë ditë së zakonshme po nuk më kujtohet me ditë dhe datë
Avokati: Gjatë orarit të punës apo...?
Dëshmitari: Me rroba civile
Avokati: A ka qenë i përshtatshëm hoteli “Lybeteni” për të bërë këso biseda të kësaj natyre?
Dëshmitari: Po, ishte i përshtatshëm. Është kafiteri që mundesh me nejt edhe vet.
Seanca ende është duke vazhduar, Indeksonline do të ju informojë për detajet më të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat